Baseli dhe Copenhageni kanë barazuar në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese.
Baseli e Copenhageni barazuan të mërkurën mbrëma në stadiumin “St. Jakob-Park”.
Për skuadrën helvetike realizoi Xherdan Shaqiri.
Shaqiri ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 14-të.
Në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë, Copenhageni i barazoi shifrat.
Për skuadrën daneze realizoi Gabriel Pereira.
Baseli nga minuta e 82-të mbeti pa mbrojtësin Jonas Adjetey, që u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.
Copenhageni e shënoi një tjetër gol tre minuta para fundit me Andreas Cornelius, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Copenhageni e eliminoi Dritën në rrethin e dytë kualifikues të Championsit, me rezultatin e përgjithshëm 3:0.
Përveç Shaqirit që e kompletoi ndeshjen, titullar ishte edhe Albian Ajeti. Ai luajti deri në minutën e 68-të.
Mesfushori Dion Kacuri ishte në bankën rezervë.
Shaqiri kalon Baselin në epërsi ndaj Copenhagenit
Baseli ka shënuar gol në ndeshjen kundër Copenhagenit. Ai shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 14-të nga penalltia. Ndeshja Basel – Copenhagen i takon plejofit të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë po luhet në Basel, ndërsa e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Kopenhagen.
Për Baselin nga minuta e parë po paraqitet edhe sulmuesi Albian Ajeti.
https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1mvocjo/basel_10_fc_københavn_xherdan_shaqiri_penalty_14/?utm_source=share&utm_medium=web3x&utm_name=web3xcss&utm_term=1&utm_content=share_button