Futboll

Shaqiri i kthehet golit, shënon ndaj Winterthurit

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri i është kthyer golave. Shaqiri realizoi një gol të dielën në fitoren e skuadrës së Baselit ndaj Winterthurit.

Baseli fitoi në udhëtim me rezultatin, 2:1, në kuadër të javës së 16-të të elitës së futbollit zviceran.

Shaqiri shënoi nga afërsia për 1:0 në minutën e 29-të. Shaqiri për herë të fundit shënoi dy gola më 6 nëntor në fitoren 3:1 të Baselit ndaj FCSB-së në Ligën e Evropës.

34-vjeçari Shaqiri e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i miri në ndeshje.

Albian Ajeti në lojë te Baseli u inkuadrua në minutën e 73-të.

Ndërsa 18-vjeçari Leandro Maksutaj te Winterthuri në lojë hyri në minutën e 89-të.

Sulmuesi Shaqiri këtë edicion në 25 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka bërë dhjetë asistime.

Baseli ka 27 pikë dhe është lartë në tabelë. Winterthuri numëron nëntë pikë dhe është në pozitën e fundit.