Amir Shaipi do të kthehet si startues në portë te Lugano për dy ndeshjet e ardhshme ndaj St.Gallenit dhe Baselit.
Reprezentuesi i Kosovës në tetë ndeshjet e fundit te klubi zviceran ka qëndruar në stol.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShaipi për kohë të gjatë ishte zgjedhje e parë për portën e Luganos. Por këtë edicion është portier i dytë te skuadra zvicerane. David von Ballmoos, që është huazuar te Lugano në verë nga Young Boysi, është portier i parë.
Por Von Ballmoos së fundi ka pësuar një lëndim muskulor dhe rrezikon të mungojë deri në fund të vitit. Kështu ka shkruar të premten “Bluewin”.
Në mungesë të 30-vjeçarit Von Ballmoos, Shaipi do tëaketë rast t’i mbrojë sërish ngjyrat e Luganos.
25-vjeçari Shaipi edhe te Përfaqësuesja e Kosovës është portier i dytë.
Me “Dardanët” ka tri ndeshje të luajtura.