Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Seria e Messit përfundon me humbjen 3:0 të Inter Miamit

messi

Argjentinasi Lionel Messi kishte shënuar nga dy gola në pesë ndeshje rresht të Inter Miamit në MLS.

Është ky rekord i ligës amerikane MLS për më së shumti ndeshje rresht për më shumë se një gol të shënuar. Por Messi dhe Miami u ndalën në natën mes të mërkurës e së enjtes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Inter Miami pësoi 3:0 nga Cincinnati dhe kështu seria e yllit argjentinas përfundoi.

Messi këtë edicion i ka 16 gola e tetë asistime në 17 paraqitje kampionale.

Së shpejti Messit tek Inter Miami pritet t’i bashkohet shoku i tij, Rodrigo De Paul. Ai është pajtuar për transferim te Miami, ndërsa do të largohet nga Atletico Madridi.