Selektori i Rumanisë, Mircea Lucescu e ka vlerësuar të turpshëm vendimin e Kosovës për ta braktisur ndeshjen.
“E turpshme”, ka thënë Lucescu fillimisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ata ishin të turpshëm për shkak të sjelljes së tyre joprofesionale. Ata nuk janë lejuar të largohen nga fusha. Është diçka e pazakontë. Nuk kanë pasur arsye të protestojnë në këtë mënyrë. Ne jemi sportistë dhe bëjmë punën tonë në fushën e lojës. Ishin disa sifda të qarta. Nuk kishte incidente gjatë ndeshjes, nuk ka pasur thirrje kundër tyre. Një sjellje e tillë është e papranueshme. Nuk kam fjalë, nuk ka më shumë të diskutohet. Është e turpshme për të gjithë, një ndjenjë turpërimi ndaj tyre, si sportistë. Mund të shihet nga larg se kanë dashur të bëjnë këtë”, ka thënë Lucescu.