Futboll

Selahi shënon golin e parë për Widzew Lodzin

Lindon Selahi

Mesfushori Lindon Selahi e ka realizuar golin e parë me fanellën e skuadrës polake, Widzew Lodz.

Selahi kontribuoi me gol të premten në fitoren 3:2 të Lodzit ndaj skuadrës Radomiak Radom. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 12-të të elitës së futbollit polak.

Selahi realizoi për 3:1 në minutën e 69-të.

26-vjeçari Selahi në lojë u inkuadrua nga minuta e 66-të. Nga minuta e 66-të u paraqit edhe sulmuesi Andi Zeqiri që u zëvendësua me Juljan Shehun. Ndërsa Dion Gallapeni ishte në bankën e rezervistëve.

Futbollisti shqiptar, Selahi, te Lodzi u transferua në verë si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Rijekën.