Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sekretari i federatës serbe: Do t’i tregojmë botës se çka është e mundur kur fokusohemi në qëllim të përbashkët

Branko Radujko

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Branko Radujko ka komentuar vendimin e pritur të UEFA-s që Shqipëria e Serbia të jenë nikoqire e Evropianit U21 të vitit 2027.

Sipas tij, vendimi i UEFA-s është shumë domethënës, ndërsa Evropiani 2027 do të jetë më shumë se turne futbollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky do të jetë turneu më i madh i futbollit në histori të Serbisë, ngarje që do t’i tregojë botës se çka është e mundur kur njerëzit fokusohen në qëllim të përbashkët, të inspiruar nga fuqia e futbollit. Si i tillë, ai është një trampolinë për përmirësimin e stadiumeve dhe ambienteve të tjera të futbollit në të gjithë vendin, me mbështetjen e UEFA-s. Do të krijohet një trashëgimi e qëndrueshme që do të frymëzojë brezin e ardhshëm të lojtarëve, vullnetarëve dhe tifozëve të futbollit në të dy vendet”, ka thënë Radujko.