Klubi italian, Sassuolo, po planifikon që ta ushtrojë të drejtën e blerjes të kartonit të portierit të Kosovës, Arijanet Muriq.
Muriq u huazua në verë te Sassuolo nga Ipswich Towni deri në përfundimin e këtij edicioni. Kartoni i portierit shtatlartë vlerësohet të vlejë dhjetë milionë euro.
Kjo shifër konsiderohet e përballueshme për klubin që për trajner e ka Fabio Grosson.
Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se drejtuesit e Sassuolos tashmë ia kanë komunikuar vendimin për blerjen e kartonit menaxherit të Muriqit.
Muriq është i padiskutueshëm në portën e skuadrës italiane, por edhe te përfaqësuesja e Kosovës.
26-vjeçari me Sassuolon këtë edicion ka pesë paraqitje në kampionatin italian.
Muriq karrierë ka bërë edhe në skuadra si Manchester City, Adana Demirspor, Burnley e Girona.