Futboll

Sarr i bashkohet Chelseat

Mamadou Sarr

Chelsea të hënën e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit, Mamadou Sarr. Sarr do të jetë pjesë e klubit londinez deri në vitin 2033. 

Sarr i është bashkuar Chelseat nga skuadra franceze, Strasbourg, për 20 milionë euro. 19-vjeçari pjesë e Strasbourgut ishte nga vera e kaluar. Ai në edicionin e kaluar u paraqit në 29 ndeshje dhe kontribuoi me një asistim. 

Sarr dha kontribut të madh për skuadrën franceze që i siguroi kualifikimet e Ligës së Konferencës. Strasbourgu kampionatin e përfundoi në vendin e shtatë me 57 pikë. 

Sarr është zhvilluar si futbollist në akademinë e Lyonit. Ai do të luajë për Chelsean në Kupën e Botës për klube. 

Babai i Mamadous, Pape Sarr, ka qenë futbollist i rëndësishëm për Përfaqësuesen e Senegalit. Ndërsa djali i tij, Mamadou ka dy paraqitje për Përfaqësuesen U21 të Francës. Ka luajtur edhe për grupmoshat më të reja.