Ylli i futbollit, Mohamed Salah, ka thënë për Sky Sports se është ende “shumë larg” marrëveshjes për kontratë të re te Liverpooli. Salah e ka dhënë këtë deklaratë pasi shkëlqeu për Liverpoolin në fitoren 5:0 të së dielës ndaj West Hamit.
Futbollisti nga Egjipti po vazhdon të shkëlqejë këtë edicion. Të dielën shënoi një gol dhe përgatiti dy të tjerë, ndërkohë që skuadra e Arne Slot u shkëput tetë pikë në krye të Premier Leagues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSalah tani ka 17 gola e 13 asistime në 18 paraqitje në Premier League. Është i pari në kampionatin anglez si për gola ashtu edhe për asistime. Por e ardhmja e tij është e paqartë, derisa kontratë me Liverpoolin i përfundon pas gjashtë muajsh.
I pyetur nëse mund të jap lajme pozitive për marrëveshje të re, Salah ka thënë: “Jemi shumë larg nga kjo”.
“Nuk dua të flas diçka për media dhe njerëzit të fillojnë të thonë gjëra, por asgjë në të vërtetë nuk ka lëvizur. Tani jam i fokusuar në ekip dhe shpresoj ta fitojmë Premier Leaguen”, ka thënë Salah.
Edhe kontratat e Trent Alexander-Arnold dhe Virgil van Dijk përfundojnë në verë, por superforma e Salahut ka bërë që ai të jetë tema kryesore.