Mohamed Salah është i zemëruar me situatën që po ndodh te skuadra e Liverpoolit.
Salah ishte në bankën rezervë të shtunën në barazimin dramatik të Liverpoolit 3:3 ndaj Leeds Unitedit. Egjiptiani nuk ka startuar në ndeshjet e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSalah pas ndeshjes është shprehur shumë i zhgënjyer dhe ka pretenduar se dikush nga klubi nuk po dëshiron që ai të jetë pjesë e Liverpoolit. Ka komentuar edhe raportin që e ka me trajnerin Arne Slot.
“Mora shumë premtime gjatë verës dhe deri më tani kam qenë në stol për tre ndeshje, kështu që nuk mund të them se e kanë mbajtur premtimin. E kam thënë shumë herë më parë se kisha një marrëdhënie të mirë me trajnerin dhe papritmas, nuk kemi më asnjë marrëdhënie. Nuk e di pse, por mua më duket, siç e shoh unë, se dikush nuk më do në klub. Nuk është e pranueshme për mua. Nuk e kuptoj”, u shpreh ylli egjiptian.
33-vjeçari Salah këtë edicion në 19 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime.