Futboll

Anglia “fundos” Serbinë

Anglia

Foto: Associated Press

Përditësim, 22:40 - Me supergolat e realizuar nga Bukayo Saka dhe Eberechi Eze, Anglia e ka “fundosur” Serbinë, duke e lënë pa gjasa për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026. 

Anglia të enjten mbrëma e shënoi fitore 2:0 në stadiumin “Wembley” në Londër. Ishte fitorja e shtatë nga po aq ndeshje të luajtura në kuadër të Grupit K kualifikues për Botërorin që vitin tjetër organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Ndërkohë, Serbia e pësoi disfatën e tretë dhe nuk do të ketë mundësi që ta zë Shqipërinë në vendin e dytë. 

Shqipëria me fitoren në udhëtim tek Andorra 1:0, e siguroi plejofin për Botëror. 

Anglia ka 21 pikë në vendin e parë. Shqipëria e dyta ka 14 pikë. 

Serbia mbetet me 10 pikë në shtatë ndeshje në pozitën e tretë. 

Saka realizoi për mrekulli në minutën e 28-të, ndërsa Eze në minutën e 90-të e plasoi bukur topin për rezultatin përfundimtar. 

Anglia do të luajë në “Air Albania” ndaj Shqipërisë, në ndeshjen festive më 16 nëntor.  Ndeshja Serbia – Letonia nuk do të ketë asnjë vlerë. 

Letonia e katërta mbetet me pesë pikë, derisa Andorra e fundit e ka vetëm një pikë.

Goli i dytë:


Me supergolin e Sakas, Anglia mbyll me epërsi pjesën e parë

Përditësim, 21:35 - Me supergolin e shënuar nga sulmuesi Bukayo Saka, Anglia e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë ndaj Serbisë. 

“Tre Luanët” e kanë siguruar tashmë Botërorin 2026, por kanë shfaqur më shumë edhe në duelin ndaj serbëve. 

Saka shënoi në minutën e 28-të për 1:0.  Saka shënoi gol edhe ndaj Uellsit, ndërsa në ndeshjen e kaluar asistoi ndaj Letonisë. 

Ai ka katër gola në pesë ndeshjet e fundit me Arsenalin dhe Anglinë.


Saka kalon Anglinë në epërsi ndaj Serbisë

Bukayo Saka ka kaluar Anglinë në epërsi ndaj Serbisë. 

Golin për 1:0, Saka e shënoi në minutën e 28-të.