Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sahiti ndëshkohet me të kuq në barazimin e Hamburgut

Emir Sahiti

Sulmuesi Emir Sahiti është ndëshkuar me karton të kuq të dielën pasdite në barazimin e Hamburgut. 
Hamburgu në kuadër të javës së 22-të të Kategorisë së Dytë të futbollit gjerman barazoi 1:1 me Regensburgun. 

Sahiti në minutën e 74-t u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë. 
Dy minuta më pas, Sahiti për shkak të protestave ndaj arbitrit kryesor të ndeshjes, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

26-vjeçari Sahiti këtë edicion për Hamburgun ka zhvilluar 11 ndeshje dhe ka kontribuar me një gol. 
Hamburgu është në vendin e dytë me 39 pikë.  Lider është Kolni me një pikë më shumë. 
Regensburgu është në pozitën e fundit me 15 pikë.