Agon Sadiku u inkuadrua në lojë te KuPS-i në minutën e 81-të dhe dhjetë minuta më vonë realizoi gol.
Sadiku dhe KuPS-i të dielën iu gëzuan pikëve të plota në duelin ndaj HJK Helsinkit, duke fituar 3:1.
Ishte ndeshje e skuadrave që po luftojnë për titull kampioni në Finlandë. Me këtë fitore, KuPS-i bëri hap të madh drejt qëllimit që ka.
Për sulmuesin 22-vjeçar, Sadikun, ishte goli i nëntë i këtij edicioni, ndërsa ka kontribuuar edhe me dy asistime.
KuPS-i ishte kundërshtar i Dritës në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës, në barazimin 1:1.
Për të dyja ishte pikë historike. KuPS-i është lider me 57 pikë.