Futboll

Sacchi lavdëron punën e Fabregasit te Como

Cesc Fabregas

Njëri prej trajnerëve më të mirë të të gjitha kohëve në futboll, Arrigo Sacchi, ka lavdëruar punën e trajnerit të Mërgim Vojvodës te Como, Cesc Fabregas.

Como është lartë në tabelë në fillim të kampionatit në Serie A, ndërsa Sacchi ka thënë se merita ka Fabregas, i cili ka studiuar në “universitetet më të mira të Evropës në futboll”, duke iu referuar Barcelonës dhe Arsenalit.

“Nuk e njoh Fabregasin personalisht, por e shoh mënyrën se si luan Como. Ai vjen nga dy shkolla të rëndësishme dhe ka studiuar në universitetet më të mira në Evropë, tek Arsenali dhe Barcelona. Kur për mësues ke Arsene Wengerin dhe Pep Guardiolan, vështirë se mund të vazhdosh në mënyrën jo të duhur”, ka deklaruar ndër të tjera Sacchi në një intervistë të gjatë dhënë të shtunën për “La Gazzetta dello Sport”.

Como në këtë kampionat është në garë për të zënë vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Como, ku luan Mërgim Vojvoda, sonte nga ora 18:00 përballet në udhëtim me Napolin e Amir Rrahmanit. Napoli është kampion në fuqi i Italisë.