Ish-presidenti i Federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubiales, është paraqitur sërish në gjykatën e lartë të Madridit për incidentin e ndodhur me futbollisten Jenni Hermoso.
FIFA muaj më parë e suspendoi Rubialesin për tri vjet nga të gjitha aktivitetet që kanë lidhje me futbollin
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSupendimi i Rubialesit lidhet me veprimin e tij që ndodhi më 20 gusht të vitit 2023, gjatë ceremonisë të ndarjes së medaljeve pas përfundimit të finales së Botërorit të futbollisteve të mbajtur në Australi. Ai gjatë ceremonisë kishte puthur në buzë futbollisten Jenni Hermoso.
Rubiales deklaroi se Hermoso ia kishte dhënë pëlqimin që ai ta puthte atë.
“Jam absolutisht i sigurt se Hermoso më dha lejen e saj. Në atë moment ishte diçka krejtësisht spontane”, deklaroi Rubiales, shkruan të martën “Reuters”.
Futbollistja 34-vjeçare më herët kishte deklaruar se puthja kishte ndodhur pa dëshirën e saj.