Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rrugëtimi i mahnitshëm e dërgon Kosovare Asllanin në Londër

Kosovare Asllani

Futbollistja Kosovare Asllani ka vendosur për skuadrën e re.  Sulmuesja 34-vjeçare i është bashkuar skuadrës angleze London City Lionesses, ndërsa thotë se e ka bindur projekti i klubit. Deri më tani reprezentuesja e Suedisë ishte te Milani në Itali. Ka luajtur edhe për Real Madridin, Manchester Cityn, PSG-në, Chicagon dhe skuadrat suedeze Linkopings e Kristianstads. 

Te Suedia ka arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 176 ndeshjeve 45 golave. Është njëra prej kapiteneve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

London City Lionesses garon në kategorinë e dytë angleze. Klubin e drejton afaristja amerikane, Michele Kang. Asllani ka firmosur për dy vjet, me opsion për një vit tjetër.

“Jam e lumtur që i bashkohem skuadrës London City Lionesses dhe mezi pres të kontribuoj për sukses”, ka thënë Kosovare Asllani.