Donat Rrudhani ka shënuar në ndeshjen e dytë rresht për Luzernin.
Por goli i reprezentuesit të Kosovës nuk mjaftoi as për së afërmi të shtunën. Skuadra e Rrudhanit, Luzerni, humbi 4:1 në shtëpi nga Lugano. Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të elitës së Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLojtari ofenziv, Rrudhani, shënoi në minutën e 76-të për 3:1.
Ai luajti deri në minutën e 78-të.
Te Lugano startuan Albian Hajdari në mbrojtje dhe Uran Bislimi në pjesën ofenzive të mesfushës.
Me fitore Lugano doli në vendin e parë me 31 pikë. Baseli i ka 29, por ka një ndeshje më pak të luajtur.
Luzerni është i pesti me 26 pikë.