Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka shënuar gol pas një kohe të gjatë. Rrahmani shënoi gol për Kupë të Çekisë. Ai realizoi nga penalltia në minutën e 89-të.
Me golin e Rrahmanit, Sparta Praga siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës çeke të futbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSparta Praga mposhti Artis Brnon me rezultat 2:1.
Për Rrahmanin ishte goli i parë pas 13 ndeshjeve. Ai nuk kishte shënuar gol që nga 5 tetori.
Për 25-vjeçarin është goli i dhjetë i shënuar në 27 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka edhe dy asistime.