Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, pritet të luajë për Napolin sërish në vikendin e ardhshëm ndaj Lazios.
Kështu ka bërë të ditur të shtunën mediumi italian “Corriere dello Sport”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahmani, dy herë kampion i Serie A me Napolin, u lëndua më 15 shkurt në barazimin 2:2 me Romën.
“Lojtari i parë me shanse reale për t’u kthyer është Rrahmani. Ai u largua nga fusha në ndeshjen ndaj Romës për shkak të problemeve muskulore në pjesën e dytë dhe mund të kthehet ndaj Lazios të shtunën e ardhshme në ‘Maradona’. Nuk është e sigurt, por gjendja e liderit të mbrojtjes do të vlerësohet në ditët e ardhshme, pas udhëtimit te Parma”, ka shkruar mediumi i njohur italian.
Rrahmani në këtë sezon është lënduar tri herë.
Lëndimin e parë e pësoi më 6 shtator kur luante për Kosovën ndaj Zvicrës.
Ai mungoi 52 ditë. Lëndimi i dytë erdhi më 18 janar, dhe ishte muskulor po ashtu. Në lëndimin e dytë, Rrahmani mungoi në katër ndeshje.
Nga mesi i muajit shkurt, për shkak të telasheve muskulore, është duke munguar për herën e tretë.