Sulmuesit Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi, kanë shënuar nga një gol në fitoren 2:1 të Sparta Pragës në udhëtim ndaj Ararat-Armenia.
Ndeshja u zhvillua të enjten dhe i takoi raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ishte ndeshja kthyese, ndërsa Sparta me rezultat të përgjithshëm 6:2 ka kaluar në plejof.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahmani shënoi golin e parë në minutën e 23-të, derisa Krasniqi golin e dytë në minutën e 92-të.
Rrahmani kompletoi takimin kurse Krasniqi u inkuadrua në minutën e 59-të.