Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rrahmani asiston në fitoren e Napolit

Amir Rrahmani

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka asistuar një gol në fitoren 3:0 që Napoli e arriti të dielën mbrëma në shtëpi ndaj Bolognas, në kuadër të xhiros së dytë të Series A të Italisë. 

Rrahmani asistoi në golin e dytë të ndeshjes të shënuar nga Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 75-të. Ai luajti tërë ndeshjen dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Golin e parë për Napolin e shënoi Giovanni Di Lorenzo (45+2’) ndërsa të tretin Giovanni Simeone (90+4’). 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ndeshjen tjetër të së dielës mbrëma, Empoli i Ardian Ismajlit shënoi fitoren 2:1 në udhëtim ndaj Romës. Ismajli luajti tërë ndeshjen, ndërsa në stol ishte Stiven Shpendi.