Selektori i Hungarisë, Marco Rossi, e ka zbuluar klubin e ëndrrave të mesfushorit të Liverpoolit, Dominik Szoboszlait.
Rossi ka treguar se dëshira e Szoboszlait që nga fëmijëria është të luajë për Real Madridin.
Szoboszlai është kapiten i Përfaqësueses së Hungarisë dhe njëri prej mesfushorëve kryesorë të kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpoolit.
“Nga ajo që kam dëgjuar dhe duke pasur parasysh marrëdhënien shumë të mirë dhe të drejtpërdrejtë që kam me Dominikun, që kur ai filloi të luante futboll si fëmijë Real Madridi ishte ëndrra e tij. Dominiku ka ëndërr të luajë për Real Madridin. Nuk e di nëse do të ndodhë një transferim te Real Madridi, sepse kjo varet si nga vendimi i tij personal ashtu edhe nga vendimi i klubit të tij”, u shpreh 61-vjeçari Rossi.
25-vjeçari Szoboszlai pjesë e Liverpoolit është nga viti 2023 kur ishte transferuar nga RB Leipzigu për 70 milionë euro.