Liam Rosenior ka thënë se ka arritur marrëveshje për të drejtuar Chelsean. Rosenior është aktualisht trajner i Strasbourgut në Francë.
Anglezi 41-vjeçar do ta zëvendësojë Enzo Marescan, që u largua nga klubi londinez javën e kaluar.
“Nuk mund ta refuzoj mundësinë që t’i bashkohem një klubi të jashtëzakonshëm, një skuadre të jashtëzakonshme që është kampione e botës”, ka thënë Rosenior.
Strasbourgu dhe Chelsea kanë pronarë të njëjtë.
“Nuk kam firmosur ende. Kam marrëveshje verbale”, ka vazhduar Rosenior.
Rosenior ka punuar edhe te Derby County dhe te Hull City.