Cristiano Ronaldo e ka humbur shansin ta fitojë trofeun e parë me Al-Nassrin.
Të shtunën mbrëma, ekipi i tij Al-Nassr u befasua nga Gamba Osaka e Japonisë në finalen e Ligës së Kampionëve aziatike të nivelit të dytë.
Goli i Deniz Hummet në minutën e 30-të doli të ishte vendimtar për Gamba Osakan, që e fitoi për herë të parë këtë trofe.
Ronaldo tani e ka shansin ta fitojë për herë të parë kampionatin e Arabisë. I duhet fitorja në ndeshjen e fundit ndaj Damacit.