Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldos i largohet trajneri pas fitimit të titullit

Cristiano Ronaldo

Një ditë pasi e fitoi titullin e kampionit në Arabinë Saudite, Jorge Jesus ka njoftuar se do të largohet nga skuadra e Al-Nassrit.

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, të enjten mbrëma me Al-Nassrin u shpallën kampion në elitën e futbollit arab.

Në ndeshjen vendimtare për titull, Ronaldo shënoi dy gola.

“Kjo ishte ndeshja e fundit për mua në Al-Nassr. Kur e pranova këtë sfidë, kur Cristiano Ronaldo dhe Semedo më telefonuan, e dija se do të ishte sfida më e vështirë e karrierës sime. Por siç i thashë Cristianos, do të ndihmoj të bëhesh kampion dhe pastaj do të ndjek rrugën time”, u shpreh portugezi Jesus.

71-vjeçari u emërua trajner i Al-Nassrit më 14 korrik të vitit të kaluar.

Në Arabinë Saudite, Jesus, ka qenë trajner edhe i Al-Hilalit.

Edhe Ronaldo fiton titullin, shënon dy gola në ndeshjen vendimtare Futboll 1 muaj më parë Ronaldo fiton titullin, shënon dy gola në ndeshjen vendimtare

Trajneri me përvojë ka deklaruar gjithashtu se është kontaktuar nga dy klube të mëdha në Turqi.

“Kam fituar titullin e kampionit në Portugali, Brazil dhe në Arabinë Saudite. I vetmi vend ku dështova ishte Turqia me Fenerbahçen. Ndoshta kam punë të papërfunduar atje. Në Turqi ka tre klube të mëdha: Fenerbahçe, Galatasaray dhe Beshiktaşh. Nga këto të tria, dy më kontaktuan”.