Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, shënoi një gol në fitoren 2:0 të Al-Nassrit ndaj skuadrës Al-Hazem.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së gjashtë të elitës së futbollit arab.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoli i shënuar të shtunën, ishte i 950-ti në karrierë për sulmuesin portugez.
Ronaldo i është afruar edhe më shumë shifrës së 1000 golave.
40-vjeçari Ronaldo realizoi për 2:0 në minutën e 88-të.
Golin e parë për Al-Nassrin e shënoi sulmuesi tjetër portugez, Joao Felix, në minutën e 25-të.
Al-Nassri është lider me 18 pikë. Skuadra Al-Hazem ka pesë pikë në vendin e 14-të.