Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo s’është larguar nga Arabia, i konfirmohet lëndimi i rëndë

Cristiano Ronaldo

Raportimet e mediave të huaja për largimin e Cristiano Ronaldos nga Arabia Saudite shkaku i luftës po dalin të jenë të pavërteta. Klubi i tij, Al-Nassr, të martën mbrëma ka lëshuar një komunikatë me të cilin ka konfirmuar se portugezi ka pësuar lëndim në tendinën e gjurit dhe do t’i nënshtrohet programit të rehabilitimit ditë pas dite në Arabi.

Në fakt, është lëndim më i rëndë sesa pritej për 41-vjeçarin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas ndeshjes me Al-Fayhan në fundjavë, ku Ronaldo kërkoi zëvendësim 10 minuta pa përfunduar ndeshja, trajneri i Al-Nassrit, Jorge Jesus, pati deklaruar se kjo ishte thjesht për shkak të lodhjes muskulore. Dhe kjo mund të jetë pasi Ronaldo mungoi në disa ndeshje si formë proteste ndaj Federatës së Futbollit të Arabisë për shkak të trajtimit të padrejtë financiar që pretendon se po i bëhet klubit të tij, Al-Nassr.

Por nëpërmjet një komunikate, Al-Nassr ka thënë se Ronaldo ka probleme me tendinin e gjurit.

“Cristiano Ronaldo pësoi një dëmtim të tendinit të gjurit gjatë ndeshjes kundër Al-Fayha. Lojtari ka filluar procesin e rehabilitimit dhe gjendja e tij do të vlerësohet çdo ditë”, thuhet në komunikatë.

Klubi arab se nuk e ka saktësuar se sa i rëndë është problemi me tendinin, prandaj edhe koha e kthimit të tij në fushë nuk dihet.

Lexo përditësimet tjera
Cristiano Ronaldo

Shpërthimi i luftës, Ronaldo largohet nga Arabia Saudite

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është larguar nga Riadi në drejtim të Madridit për shkak të...