Cristiano Ronaldo është sërish në krye të revistës “Forbes” si sportisti më i paguar në botë.
Ronaldo e kryeson listën për herën e tretë rresht, ndërsa në këtë vit, vendin e dytë e zë ylli i ligës NBA, Stephen Curry.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSuperylli i futbollit, portugezi Ronaldo, në vendin e parë në këtë statistikë është për herën e pestë përgjatë karrierës së tij.
Të ardhurat e tij janë ngritur prej 15 milionë dollarë, në 275 milionë dollarë.
Më së shumti deri tani ka përfituar ish-kampioni i botës në boks, Floyd Mayweather, që kishte përfitime prej 300 milionë dollarëve në vitin 2015.
Ronaldo është 40-vjeçar, ndërsa karrierë bën në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, Al Nassr.
Kësaj skuadre iu bashkua në dhjetor të vitit 2022.
I treti në këtë listë të revistës “Forbes” është boksieri britanik Tyson Fury, me përfitime prej 146 milionë dollarëve.
Lionel Messi është i pesti me 135 milionë dollarë përfitime.
