Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo mund të paraqitet në Kupën e Botës për Klube

cr7

Cristiano Ronaldo (Foto: Instagram)

Ka disa pikëpyetje rreth të ardhmes sportive të Cristiano Ronaldos. Kontrata e tij me Al Nassr skadon në fund të qershorit. Ylli portugez i futbollit nuk e ka rinovuar ende kontratën, ndoshta për faktin se dëshiron të paraqitet në Kupën e Botës për klube.

Klubi i tij nuk u kualifikua për turneun botëror që mbahet prej mesit të qershorit në SHBA. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Marca” ka raportuar të hënën se një prej klubeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës për klube i është afruar Ronaldo. Raportohet se njëra prej katër ekipeve pjesëmarrëse nga Brazili dëshiron ta transferojë Ronaldon. 

Kupa e Botës për klube organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.