Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo me të hyra vjetore prej 280 milionë dollarë

Cristiano Ronaldo

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, vazhdon të mbetet futbollisti më i paguar, ka njoftuar të premten revista “Forbes”. 

“Forbes” ka publikuar listën e dhjetë futbollistëve që kanë përfituar më së shumti para në këtë vit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të ardhurat e portugezit janë 280 milionë dollarë. 

Lionel Messi i Inter Miamit është i dyti me 130 milionë dollarë, më pak se gjysma e parave që përfiton Ronaldo. 

Kjo listë është bërë në bazë të të ardhurave nga klubi si dhe nga sponsorizimet jashtë futbollit. 

Karim Benzema me 104 milionë dollarë e kompleton top-treshen. 

Në listë janë edhe Kylian Mbappe, Erling Haaland, Vinicius Junior, Mohamed Salah, Sadio Mane, Jude Bellingham dhe Lamine Yamal. Yamali është fitues i 43 milionë dollarëve.