Kupa Botërore e gjashtë dhe me shumë mundësi e fundit e Cristiano Ronaldos do të jetë e para për ikonën portugeze që kur ai u largua nga Evropa për të luajtur në Arabinë Saudite.
Transferimi i befasishëm në fund të vitit 2022 tronditi shumë njerëz në botën e futbollit dhe solli dyshime nëse forma e tij do të ndikohej nga përballja me konkurrencë të nivelit më të ulët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor Ronaldo, i cili mbushi 41 vjet në shkurt, ka hedhur poshtë çdo ide për rënie të nivelit para Kupës së Botës së muajit të ardhshëm. Ai ka vazhduar të shënojë gola për Al Nassr dhe për Portugalinë.
Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, tha se Ronaldo është më i uritur se kurrë dhe nuk sheh ndonjë shenjë se sulmuesi është ngadalësuar pas transferimit në Arabinë Saudite.
“Ai vazhdon të performojë dhe të tregojë vlerën e tij. Vazhdoi të jetë i rëndësishëm për ekipin përfaqësues”, ka theksuar Martinez.
“Ta kesh atë uri kur ke fituar gjithçka në sport, është e jashtëzakonshme. Dhe kjo pa harruar faktin se për të qenë në ekipin kombëtar duhet të jesh dikush që mund ta ndihmojë ekipin tani dhe jo për atë që ke bërë në të kaluarën”.
Ronaldi dhe rivali i tij i përhershëm, Lionel Messi, pritet të arrijnë rekord duke luajtur në Kupën e gjashtë të Botës.
Me 226 paraqitje dhe 143 gola, Ronaldo mban rekordin për ekipet përfaqësuese. Ai po ashtu është i vetmi që ka shënuar gola në pesë Kampionate Botërore.
“Ndonëse është kapiten, ndonëse me shumë gjasë ka arritur atë që askush tjetër në botën e futbollit nuk ka arritur, ai ka të njëjtat kërkesa si çdo lojtar tjetër në ekipin përfaqësues. Ai ka mbi 225 paraqitje dhe mjafton kjo shifër për të treguar se çka ofron Ronaldo”, ka thënë Martinez.
Kur u transferua në Arabi Saudite, Ronaldo tha se kishte refuzuar oferta edhe prej 200 milionë dollarë në vit. Ai kishte deklaruar se puna e tij në Evropë ka mbaruar dhe se ishte gati për “sfidë të re”.
Kritikat filluan menjëherë, me shumë tifozë dhe analistë që nuk e pëlqyen atë që dukej të ishte zgjedhja e parave të mëdha saudite në vend që të vazhdonte karrierën në futbollin elitar. Disa madje thanë që Ronaldo po tërhiqej nga futbolli garues.
Por superylli e ka lavdëruar vazhdimisht ligën saudite, duke thënë se është më e mirë se liga franceze dhe ajo portugeze. Ai tha se ata që e kritikojnë duhet të shkojnë atje dhe të përpiqen të garojnë në temperatura deri në 40 gradë Celsius, dhe të vazhdojnë të performojnë siç ka bërë ai.
“Nuk më duhet të flas pasi mund të thonë çfarëdo që duan, por shifrat nuk gënjejnë”, kishte thënë Ronaldo. “Ata asnjëherë nuk ishin këtu, asnjëherë nuk kanë luajtur këtu. Për mua është më lehtë të shënoj në Spanjë se në Arabi Saudite”.
Largimi nga Evropa nuk duket se ka ndikuar në paraqitjen e Ronaldos në nivelin ndërkombëtar me Portugalinë. Ai ka vazhduar të luajë në nivel të lartë, duke shënuar 25 gola në 30 ndeshje me Portugalinë prej kur u transferua në Arabi.
Ai nuk shënoi në asnjë prej pesë ndeshjeve në Evropianin 2024. Në vitin 2025, dy vjet e gjysmë pas transferimit në Arabi Saudite, Ronaldo e ndihmoi Portugalinë që ta fitonte Ligën e Kombeve. Njëri prej tetë golave të tij në garë u shënuan në finalen ndaj Spanjës.
Ronaldo po ia del të mbajë nivelin fizik superior. Ai pësoi një lëndim të hamstringut në shkurt, por u rikuperua shpejt. Më 7 maj e shënoi golin e 100-të në ligën arabe, në paraqitjen e 105-të. Ronaldo ka thënë se kjo do të jetë përpjekja e tij e fundit për ta fituar Kupën e Botës. Por mbetet e paqartë se edhe për sa kohë do të luajë portugezi.
“E kam mësuar shpejt që të mos e parashikoj të ardhmen me Cristianon, pasi ka atë trurin elitar për të qenë më i miri që mund të jetë sot. Ai nuk bën plane”, ka thënë selektori i Portugalisë, Martinez.