Joao Felix pritet që të bëhet bashkëlojar me Cristiano Ronaldon te skuadra arabe, Al-Nassr. Felix dhe Ronaldo luajnë së bashku edhe te Përfaqësuesja e Portugalisë.
“Daily Mail” ka raportuar të dielën se Felix karrierën do ta vazhdojë në Arabinë Saudite pasi ka arritur marrëveshje me Al-Nassrin. 25-vjeçari është pjesë e skuadrës së Chelseat. Në transferimin e Felixit tek Al-Nassri ka ndikim të madh superylli Ronaldo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se vetë legjenda e Real Madridit e ka ftuar Felixin që t’i bashkohet klubit arab dhe ai i është përgjigjur pozitivisht ftesës së 40-vjeçarit.
Chelsea do t’i fitojë mbi 50 milionë euro nga transferimi i Felixit.
Së fundi, Felix ishte i huazuar te Milani. Ai ka luajtur edhe për disa skuadra tjera si Barcelona, Atletico Madrid e Benfica.