Shifrat e Cristiano Ronaldos në karrierën si futbollist janë mbresëlënëse.
Mbresëlënës ishte edhe përfundimi i aksionit të superyllit portugez të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen që Al Nassr po e fiton në udhëtim ndaj Damacut, 2:0.
Ronaldo në minutën e 50-të realizoi për mrekulli për 2:0.
Për Ronaldon ishte goli i 960-të në karrierë. Ai tani është vetëm 40 gola larg shifrës së 1000 golave.
Ronaldo është 40-vjeçar. 5 gola i pati shënuar me Sportingun, 145 me Manchester Unitedin, 450 me Real Madridin, 101 me Juventusin dhe 116 me Al Nassrin në nivel klubesh. Me Portugalinë i ka 143 gola të realizuar.
⚽️ 𝗕𝗨𝗨𝗨𝗧𝗧𝗧 ! Cristiano Ronaldo 🐐
— SPL 🇸🇦 (@ActuSPL) January 21, 2026
960e BUUUUUTTTTT DU GOAT !!! 🔥
50’ | Damac 0 - 2 Al Nassr pic.twitter.com/ZnJnQVG2xU