Cristiano Ronaldo me Al-Nassrin kanë avancuar në finale të Superkupës së Arabisë Saudite.
Al-Nassri të martën pasdite në gjysmëfinale e eliminoi Al-Ittihadin duke e mposhtur me rezultatin 2:1.
Sadio Mane e kaloi në epërsi Al-Nassrin në minutën e dhjetë. Al-Ittihadi shifrat i barazoi gjashtë minuta më pas me golin që e realizoi Steven Bergwijn.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJoao Felix e shënoi golin e fitores 2:1 në minutën e 61-të. Ai u asistua nga legjenda e futbollit, Ronaldo.
Sane përveç se e shënoi golin e epërsisë ai në minutën e 25-të u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Tek Al-Ittihadi ndeshjen e kompletoi mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj.
Al-Nassri në finale do ta pret fituesin e ndeshjes ndërmjet Al-Qadisiyat dhe Al-Ahlit.
Finalja zhvillohet të shtunën nga ora 12:00.