Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo arrin shifrën e 935 golave

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka arritur në shifrën e 935 golave në karrierë. 

Të mërkurën mbrëma, Ronaldo e humbi një penallti, por e realizoi një tjetër në minutat shtesë për fitoren 2:0 të Al Nassr ndaj Aj Khaleej. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja i takoi xhiros së 33-të të kampionatit elitar në Arabinë Saudite. 

Deri në fund të kampionatit ka mbetur edhe një xhiro. 

Ronaldo e humbi penalltinë në minutën e 65-të. 

Më pas për 1:0 shënoi Jhon Duran në minutën e 75-të, kurse Ronaldo që është në kërkim të 1000 golave në karrierë, realizoi nga 11-metërshi në minutën e shtatë të kohës shtesë. 

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në elitën arabe në këtë edicion me 24 gola e tri asistime.