Skuadra e Romës synon të përforcohet për pjesën e dytë të kampionatit me sulmuesin e Manchester Unitedit, Joshua Zirkzee, kanë njoftuar mediumet italiane të enjten.
Klubi italian dëshiron që ta ketë atë në skuadër në formë huazimi fillimisht, me të drejtën e blerjes në fund të edicionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo24-vjeçari kishte realizuar gol ndaj Crystal Palacet në fitoren 2:1 të Manchester Unitedit. Ai ishte goli i vetëm i Zirkzees në këtë edicion, në 11 paraqitje në të gjitha garat.
Sulmuesi holandez iu bashkua “djajve të kuq” për 36.5 milionë funte nga Bologna, në verën e vitit 2024.
Ish-sulmuesi i Bayernit, megjithatë nuk e ka gjetur formën më të mirë të mundshme në Angli.
I ka vetëm tetë gola në 60 paraqitje.