Evan Ferguson i është bashkuar Romës edhe zyrtarisht nga Brightoni në formë huazimi, me opsionin e blerjes në fund të edicionit.
Reprezentuesi i Irlandës u prezantua të mërkurën, ndërsa opsioni i blerjes së tij mund të shkojë deri në 40 milionë euro.
“Ai debutoi për Irlandën në nëntor të vitit 2022 dhe ka shënuar katër gola në 18 paraqitje. Ai ka bërë 103 paraqitje në total dhe ka shënuar 21 gola për klubin dhe shtetin e tij”, ka shkruar ndër të tjera Roma të mërkurën.
Sulmuesi 20-vjeçar është transferimi i dytë i Romës pas Neil El Aynaouit nga Lensi.
Roma e nis kampionatin në Serie A me ndeshjen në shtëpi ndaj Bolognas më 23 gusht.