Futboll

Roma fiton pa telashe në terrenin e vështirë të Celticut

Roma

Roma ka fituar pa telashe në terrenin e vështirë të Celticut në Skoci, 3:0. 

Skuadra e elitës italiane të futbollit të tri golat e ndeshjes së xhiros së gjashtë të Ligës së Evropës, i realizoi në pjesën e parë. 

E siguroi epërsinë 1:0 pas autogolit të Liam Scales në minutën e gjashtë. 

Më pas, Evan Ferguson realizoi dy herë në minutën e 36-të dhe të parën e shtesës në pjesën e parë. 

Arne Engels dështoi nga penalltia për vendësit në minutën e pestë të shtesës.  

Roma e dhjeta ka 12 pikë, kurse Celticu i 24-ti ka shtatë pikë.