Roma ka fituar të enjten mbrëma ndaj liderit të Ligës së Evropës, Midtjyllandit.
Ndeshja e xhiros së pestë e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” përfundoi 2:1.
Për Romën ishte fitorja e tretë, ndërsa ka edhe dy disfata. Tani ka nëntë pikë.
Midtjyllandi pavarësisht humbjes, mbetet në vendin e parë me 12 pikë, pas katër fitoreve e një humbjeje.
Neil El Aynaoui dhe Stephan El Shaarawy shënuan për Romën, ndërsa Paulinho e realizoi golin e vetëm për skuadrën daneze.