Skuadrës së Romës i ka mjaftuar goli i shënuar nga Wesley Franca për t’i fituar tre pikët e para në sezonin e ri në Serie A.
Roma të shtunën mbrëma me shumë vështirësi fitoi ndaj Bolognas në shtëpi me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së parë.
Golin e fitores për vendësit e shënoi mbrojtësi italian, Franca, në minutën e 53-të.
Roma edicionin e kaluar kampionatin e përfundoi në pozitën e pestë me 69 pikë. Bologna kishte 62 pikë në vendin e nëntë.