Riola Xhemaili solli gëzim të madh në Zvicër të enjten mbrëma. Me golin e saj Zvicra për herë të parë është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian për futbolliste.
Golin e barazimit ndaj Finlandës, Riola e shënoi në minutën e 92-të të ndeshjes në Gjenevë. Pasi festoi me bashkëlojtare, futbollistja shqiptare është parë duke festuar me familjen e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë tribuna ishin babai, nëna, motra dhe vëllai i Riolës.

“Familja ime ishte në tribuna. I kam parë duke festuar dhe i kam parë se sa krenarë i kam bërë familjarët e mi. Nuk mendoj se ka pasur diçka më të mirë për karrierën në futboll dhe për mua si person në atë moment”, ka thënë Xhemaili për “Blick”.
Riola tashmë po vlerësohet heroinë e Zvicrës.
“Është e pabesueshme ajo që po ndodhë në Zvicër momentalisht”, ka shtuar Xhemaili.
Shkrimet për të në mediat zvicerane janë të vazhdueshme.