70-vjeçari Angel Mateos Gonzales do të jetë në portë te skuadra e kategorisë së pestë spanjolle të futbollit, CD Colunga.
Dhe do të bëhet lojtari më i vjetër që do të luajë në një ndeshje zyrtare në futbollin spanjoll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi ka theksuar se kjo do të jetë më shumë në shenjë simbolike sesa për ndjekjen e ndonjë rekordi.
Në rrjete sociale, CD Colunga e ka vlerësuar Gonzalesin si model të vërtetë për pasionin, konsistencën dhe respektin për futbollin.
Gonzales u pensionua në moshën 43-vjeçare, ndërsa ka luajtur për Turonin, Caudalin dhe Santiago de Allerin.
Për Gonzalesin, klubin dhe futbollin spanjoll në tërësi, kjo paraqitje është shenjë e fuqishme e pasionit dhe dedikimit për futboll, pavarësisht moshës.