Rijeka është kampione e Kroacisë në futboll. Rijeka ka fituar garën shumë të fortë me Dinamo Zagrebin dhe me Hajdukun e Splitit.
Të dielën në xhiron e fundit dhe vendimtare, Rijeka fitoi 2:0 ndaj Slaven Belupos. Dinamo Zagrebi fitoi 1:0 ndaj Varazhdinit, ndërsa Hajduku fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Shibenikut.
Rijeka e përfundoi kampionatin me 65 pikë, sa i ka edhe Dinamo. Hajduku renditet i treti me 63 pikë. Për Rijekën është titulli i dytë në histori. Të parin e kishte fituar në vitin 2017.
Rijeka e fitoi titullin pasi ka bilanc më të mirë se Dinamo e Zagrebit në ndeshjet e ndërsjella.
Mesfushori Lindon Selahi është prej lojtarëve më të rëndësishëm të Rijekës, tashmë kampiones së Kroacisë.