Futboll

Rijeka fiton ndaj Celjes së Milot Avdylit

Rijeka

Rijeka e ka fituar ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës ndaj Celjes, 3:0. 

Te Rijeka në bankën rezervë ishte Dominik Thaqi, kurse te Celje nga minuta e 73-të luajti Milot Avdyli.

Avdyli 23-vjeçar është futbollist i Kosovës. Ka luajtur në 10 ndeshje me U21 të Kosovës dhe ka realizuar dy gola. 

Daniel Adu Adjei, Dejan Petroviq dhe Toni Fruk shënuan për kampionen kroate. 

Rijeka tani ka tetë pikë në vendin e 14-t, një më pak se Celje që është e 12-ta.