Skuadra e Rijekës ka bërë hap të madh drejt titullit të kampionit në elitën e futbollit kroat.
Rijeka të shtunën pasdite e mposhti në udhëtim Shibenikun me rezultatin 1:0.
Kjo ndeshje i takoi javës së 34-t.
Dy xhiro para fundit, Rijeka është lidere me 62 pikë.
Golin e fitores për mysafirët e realizoi Nais Djouahra në minutën e 65-të. Ai u asistua nga Toni Fruk.
Mesfushori shqiptar, Lindon Selahi, e kompletoi ndeshjen te Rijeka.
Shibeniku është në pozitën e fundit me 28 pikë dhe nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit kroat.