Declan Rice dhe Bukayo Saka do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Brentfordit.
Arsenali të shtunën nga ora 18:30 e pret Brentfordin në ndeshjen që i takon javës së 32-të të Premier Leagues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë e ka bërë të ditur të premten në konferencë për shtyp, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.
Rice dhe Saka pësuan lëndime të lehta muskulore të martën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Mesfushori anglez, Rice, shkëlqeu duke i realizuar dy supergola nga goditja e dënimit në fitoren 3:0 të Arsenalit.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të mërkurën.
“Declan Rice dhe Bukayo Saka janë në formë. Të dy futbollistët u rikuperuan mirë, kështu që ata janë të gatshëm për nesër”, deklaroi Arteta.
Arsenali pas 31 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani në kampionatin anglez renditet në pozitën e dytë me 62 pikë.
Lider është Liverpooli me 73 pikë.