Samuele Ricci edhe zyrtarisht është bërë pjesë e klubit të madh italian, Milanit. Ai të enjten ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor të vitit 2029 me opsionin e vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër.
Ricci, i cili do ta bartë fanellën me numrin 4, Milanit iu bashkua nga Torino.
Ai është zhvilluar tek Empoli, ndërsa Torinos iu bashkua në vitin 2022. Për Italinë, mesfushori 23-vjeçar ka luajtur dhjetë ndeshje.