Sulmuesi i Ballkanit, Giovanni Ribeiro është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.
FFK-ja të hënën njoftoi se Ribeiros i takon çmimi “Ylli i Javës”. Për Riberion është hera e dytë që vlerësohet më i miri i javës këtë edicion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBraziliani i shënoi dy gola në fitoren e Ballkanit të shtunën ndaj Ferizajt me rezultatin e thellë 4:0.
“Jam shumë i lumtur që shënova këto dy gola. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë, sepse kemi një ndeshje shumë të vështirë të dielën. Fillimisht, dua të falënderoj Zotin që jam përzgjedhur ‘Ylli i Javës’, trajnerët e mi, shokët e ekipit, presidentin dhe të gjithë ata që janë pjesë e ekipit. Pa ndihmën e tyre, asgjë nuk do të ishte e mundur. Ne do të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë Ribeiro për faqen zyrtare të FFK-së.
