Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rexhbeçaj pritet të bëhet transferimi i parë i Wolfsburgut

Elvis Rexhbeçaj

Mediumi gjerman “Kicker” ka shkruar se Elvis Rexhbeçaj, mesfushori i Kosovës që aktualisht paraqitet tek Augsburgu, do të jetë transferimi i parë i verës për skuadrën e Wolfsburgut. 

Sipas “Kickerit”, Rexhbeçaj ia ka dhënë fjalën ish-skuadrës dhe do të nënshkruajë së shpejti kontratën e re. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Wolfsburgu të shtunën e luan ndeshjen vendimtare për mbetje në ligë ndaj Union Berlinit. 
Ai pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2030. 

28-vjeçari Rexhbeçaj ishte transferuar nga Wolfsburgu tek Augsburgu para katër vjetësh. 
Dhe tani do të kthehet te klubi ku u zhvillua prej moshës 12-vjeçare.  Rexhbeçaj në Bundesligë karrierë ka bërë edhe te Kolni dhe Bochumi. 

Pas përfundimit të kampionatit aktual, Rexhbeçajt i skadon kontrata dhe Wolfsburgut do t’i bashkohet si futbollist i lirë. 

Rexhbeçaj ka 16 paraqitje për Kosovën dhe 211 i ka në Bundesligën gjermane.